Wednesday, December 18, 2024
BallinaUncategorizedGjelina Maçi Keci -Shpirti, vallëzon !

Gjelina Maçi Keci -Shpirti, vallëzon !

Me erë e shi ka trokitur dimri,
Mallin tim tashmë sapo e ka shuar,
Fort buzëqesh e vallëzon shpirti,
Kur shoh këtë dhjetor të zbukuruar.


Kur pritja më kish tharë e sfilitur,
Kur malli shpirtin ma kish thinjur,
Ti shkrive dimrin zemrës së zhuritur,
Me puthje në krahët e mi erdhe papritur!


Ti erdhe me aromën e trëndafilit,
Si hëna plot me yje në pranverë,
Brenda syve derdhur nurin blu t’qiellit
Me fytyrën e ëmbëltuar si përherë.


Se dashuria jonë është e thellë si oqean,
Pa kushte si është ku e pafund gjithësia,
Askush në këtë jetë nuk të do si një nënë,
Dhurata më e bukur është prore fëmija !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Moti për sot