Kur linda unë,
Dy javë fiks në të hyrë stinë pranverē,
U desh të shtohej me djalë
Por çudia isha unë ,vajza e tretë
Kur linda unë,
Vërtetë nami s’mori dhenë,
Se qesh lindur vajzë
Dhe jo nje djalë për derë
Kur linda unë,
Qe herët në mengjes,
Dita sa kish lindur,
Po ashtu dhe pemët,
Kishin lulet në të çelur
Kur linda unë,
Prindërit nuk vunë mërzi,
Vërtet ata e donin një djalë,
Ashtu ish zakoni
Duhej djalë për pleqëri
Eh kur linda unë
Ish koha ashtu dikur,
Se sot,
Sa gjëra ndryshuan sot
Djemtë e mbajnë emrin
Dhe genin e gjenezës në çdo rrënjë
Dhe mur,
Por dhe vajzat kudo që të ikin,
Tek dera ku është bijë
Është me shpirt e kokë.