Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritHamit Majkovci -MËRGIMTARËT

Hamit Majkovci -MËRGIMTARËT

Qyteti ndryshe po frymon sa bukuri
Gjallëri kudo malli e puth tokën
E ndjente vendlindja këtë dashuri
Diell janë mërgimtarët për Kosovën


Sa madhështor festave duket qyteti
Si një det plot me dallgë
Ngarkuar në varkë malli i mërgimtarit
Stuhisë i rrah brigjet anembanë


Plagë e hapur na mbeti ikja
Hije që gjithnjë kohës po dhemb
Sa e ngrohët u bëhet pritja
Shpirtin kjo plagë po na e shemb


Në mes ardhjes edhe ikjes
Frymon aroma e zjarrtë e mallit
Ëmbëlsia e vendlindjes
Dhimbja e shpirtit të mergimtarit


Ardhja është një buzëqeshje
Shkëputur kalimthi nga jeta
Ndërsa ikja një lot i heshtur
Që e mbanë në sirtar zemra

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT