Bora përmbi bjeshkë veshur nusëruar.
Me vellon bardhë mrizesh hijeshuar.
Qëndisë prej zotit kartolinë alpine.
Dimrit të egëra të vendlindjes sime..
Gërshetuar me fortesën e këtyre maleve të lashta.
Ky frynë murrlani në bjeshkët e nalta.
Në kto vise të bekueme e vështirë asht jeta..
Njerëzit e vujtun të rreshkë nga mbijetesa..
Atë bukuri që me fjalë s.përshkruhet..
Fukarallëku e vetmia ulë këmbëkryq..
Jetesa si në mesjetë as jetë si thuhet.
Eh vendi i rrënuar lënë në udhëkryq..
Terri i të keqes nga shoqëria lënë në harresë..
Rendi mesjetar në kto vise pllakosur..
E ditëve mjerane pa ëndërr pa shpresë.
Hallesh të përditësisë kurrë pa sosur..
Përvuajtjes shekullore nën dritën e qiririt..
Fijateve të shtrejtuara të pjatave lluksoze..
Këmbëve të pjekura nën shpuzën e hirit..
Një copë kore të thatë mezi sigurohet..
Ditët e akullta që sa vijnë e vështirësohen.
Në kto bjeshkë ku pikëpytje është për jetë a vdekje..
Kores së thatë është tema për çështje mbijetese.
E pra në bjeshkët e vendit tim njerëzia vuan .
Një copë bukë thatë mezi sigurojnë.
Në kto male njerëzia nga jeta mënjanuar..
Heshtin brenda shpirtit e dhimbjen se tregojnë..