Saturday, April 11, 2026
BallinaVitrina e libritCIKËL POETIK NGA DONATELLA NARDIN

CIKËL POETIK NGA DONATELLA NARDIN

Donatella Nardin ka lindur dhe jeton në Cavallino Treporti – Venezia (Itsli). Pas studimeve klasike, autorja në fjalë ka punuar në sektorin turistik me pozita të larta detyre si drejtuese.

E pasionuar gjithmonë pas leximit dhe shkrimit, veçanërisht pas poezisë, Nardin vendosi t’u japë dukshmëri shkrimeve të saj, që nga viti 2009 duke marrë pjesë në konkurse letrare me rezultate të shkëlqyera. Ka fituar shumë çmime dhe vlerësime (më shumë se 200, në kategoritë e ndryshme të konkurseve), si: Çmim të Parë, të Dytë dhe të Tretë, Çertifikata Nderi, Merite, Çmime speciale dhe Vlerësime nga juritë, si dhe disa klasifikime si finaliste.

Shumë poezi dhe disa nga tregimet e saj janë përfshirë në antologji të konkurseve letrare, në disa faqe online dhe në blogje letrare të dedikuara, në revista letrare, përfshirë edhe të huaja, në koleksione kolektive nga Shtëpi Botuese si: LietoColle, La Vita Felice, Fusibilia, Terre d’ulivi, Empiria dhe Fara Editore.

Në vitin 2014, nga vlerësim editorial i një konkursi, u botua nga Edizione Il Fiorino përmbledhja e saj e parë “Në pritje të qiellit” (Çmimi Giovanni Gronchi, Çmimi Cinqueterre Golfo dei Poeti, Çmimi Rivalta-Roberto Magni, Çmimi Leandro Polverini), etjer…

TË PAKTËN PËR NJË ÇAST

Të paktën për një çast të ndiej
jetën që vrullshëm të zhysë
në dritë gishtat, e më pas të ngrejë
një këngë në kaltërsi.
Për një çast, akoma ta bëj të ngjitet
zemrën në buzë, aq sa të perceptoj
bukurinë e ndrojtur të krijuesit,
si dhimbje e pafajshme loti.

Midis zjarrit dhe gurit, për një çast
akoma të kthehemi, të jemi trup
i brumosur me diell dhe butësi
të pafundme, deri sa lehtë të përkulemi
drejt magjisë së tjetrit.

(Nga libri: “Syri jeshil i lëndinës – Fara Editore 2023)

ARTI I MUNGESËS

– Mungesa është një trëndafil i zbehtë
që i pamnbrojtur kapërthimin përforcon –
mendonte duke fshirë lehtë
trishtimin nga fytyra
dhe në të, e lagësht nga puthjet,
pritjen që ushqen e pretendon.

Por tashmë e dinte si të rrjedhë
ndër ditët dhe të mos zbardhet:
mjaftonte të gjakoste lehtë
alegritë e ëmbla që e bëjnë
më pak të ashpër mungesën.

(Nga libri: “Trëndafili i rrahjes” – Fara Editore 2020)

GRIMCA ELEMENTARE

Për çdo kalimtar, zbukurohet gjyshe Luisa
– rrallëherë
dhe e pa krahasueshme tashmë mes të kuqve
të lulëzuar në kopsht –
valë e kaltër zogjsh në festë
që me mençuri i mbështjell
tëmthat dhe buzëqeshjen.

Lulëzimi është goja.

Është më afër, është diçka kujtese
dhuruar qenies të sapo prekur,
mëmë përfundimisht tek i pastri burim,
që në ngrohtësinë e ajrit çurgon,
zëvëndësohet, përshfaqet.
Qoftë ky diell intim, i kthyer
në bukë dhe ledhatime, të rijapë frymën
dhe dritë e frymëmarrje
për rrahje të pafundme akoma.

(Nga libri “Trëndafili i rrahjes” – Fara Editore 2020)

Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT