Si për çudi
shpifje kudo
do e s’do,
prapë shpifje
për cilindo.
Mungon e vërteta
ka humbur rrugën
shpifja ia zuri vendin
në çdo anë,
në kuvend
dhe n’secilin vend.
Pse kështu
po ndodh ndër ne,
kur betohemi
n’besë e atdhe?!
Njerëz jemi
njëri-tjetrin mashtrojmë
dhe me shpifje
jetën e kalojmë.
