Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritSahit Shala-QYTETIT TIM

Sahit Shala-QYTETIT TIM

Kodrat krekosën me krenari
Dhe zbresin me butësi pranë lumit
Lumbardhi i pret me embëlsi
Dhe ikën me të shpejt drejt katundit

Gazi i fëmijëve nga diaspora
Shpërthen si valë drite n’ajri
Llastohen se i do Kosova
Në shqipen e bukur qe flitet përbri

Njerëz të qeshur në rrugë zhurasin
Ca për në punë,ca halle tjera
Me zë të lart terë gazë bërtasin
Se këtu, n’atdhe i solli pranvera

Unë nga balkoni sodisë e kënaqem
Nuk paskam fjalë ta them sa shumë
Vitet qe ikën në shpirt pershfaqën
Eh sa larg teje paskan qenë unë

Mbase kam të drejt nëse llastohem
Qeshëm pa reshtur,e pa u mat fare
Do ti thyej mërrolat qe me kërrcënohen
N’atdheun tim,n’tokën shqiptare

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT