Ne kalonim nga shtepitë e njëri- tjetrit,
mjafton që sytë ti përballnim ashtu pak,
ti deri në mbremje mblidhe rroba në tel,
unë gjymin me ujë mbushja e derdhja prap.
Kaluan muaj, kaluan vite udhës mbetur terr,
asgjë s’ka mbetur më pas si dëshmi e gjallë,
në vend të fluturave dhe rrahjeve te zemrës,
mbi një vidh, këngën nis çdo verë një gjinkallë.
Se nuk kishin as emër rrugët andej nga ne,
ndaj kur ikëm u tha dhe rrapi ku rrinim pranë,
le ti gdhendim në heshtjen tonë kaq të gjatë,
rrethuar me një zemër, inicialet e emrave tanë.
Në udhekryqet e jetes nëse do jemi takuar,
Do te përqafoj për të gjithë kohën e munguar.