Monday, June 23, 2025
BallinaVitrina e libritGjeorgjina Kapaj-Atje te ti,mëmëdhe!

Gjeorgjina Kapaj-Atje te ti,mëmëdhe!

Për ty mëmëdhe kam qerpikun tretur.
Ah, sa dashuri e madhe ende më ka mbetur
Në një rrëzë mali atje lart mbështetur
Kur ty të kujtoj, trupi është rrënqethur

Tek ti sytë rrinë hapur si qiri i ndezur.
Hëna lëshon dritë me një ngjyrë tjetër
Dielli kur rrezaton në kodra dhe në maja
Si ngjyrë e ylberit lëshon rreze të arta.

Yjet lart qëndrojnë si borë e patretur
Nëpër zemra kënga përjetë ka mbetur
Kur afrohesh detit çdo gjë qënka ndryshe
Se dhe valë e tij të bën dallandyshe.

Mali për karshi na jep përshëndetje
Na sjell freskinë si me flladi në dete
Rrugës në bregdet aromë trendelinë
Limonë, portokalle e ullinj me blerim.

Ajri i pastër zbret nga si majë mali
Për fikun edhe rrushin do më marrë malli
Kudo ku vrapova nëpër botën mbarë
askund nuk gjeta si ti, o- vend i rrallë.

Dashurinë për ty s’e krahasoj dot.
Me ty krenohem, si ti s’ka në botë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT