Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritMentor Thaqi -DO TA BÂJM T´GJALLË PËRJETËSINË

Mentor Thaqi -DO TA BÂJM T´GJALLË PËRJETËSINË

Koha m´ka lypë me iu rikthye shekullit
atij t´heroit me sy t´dishepullit
që na kfjelli n´kry e n´sy,
tha mjeshtri dhe heshti
mângtë përvjeli e mellen ngjeshi


Edhe herojt´ hyjnë n´apotheozë,
sa me kâmë t´lehta e t´bâme t´veta,
e sa me flatra legjende,
poaq edhe me testament brezash
se amanetet i lânë tjertë para shkuemjes,
po burrav, apostulati me knim iu bâhet
as iu përlotet e as iu kjahet


Ka mot e mote me motmote shekullimi
që frymojmë n´vargje kânge,
shkrihemi e ngrihemi, përbijmë e s´përbihemi,
e tâna m´vetësi, etike e jetikë n´etnikë,
krejt etimiologji Cërrce,
sa herë murosim
dyfish na e ngjallin eposin


Diku jehu, e ku dhe ku ia behu,
ushtimë në rimë si murmurimë:
“Hej hej me gojë hapun paska mètë shkjinia,
thonë kush âsht ai Selmân o Kadria …”,
e brezat kaliten,
e dekadat sall ndriten,
atdhèdashunitë rriten
e (n)druajtjet veniten


Heu Istog, heu,
pash´ nj´atë Dukagjin, fol,
kur pè doren e mjeshter Gzimit
a ia njève Heroit frymimin
2
Natë e kfjelltë sonte n´pikë t´dimnit,
të katërdhetat mas Sh´Mitrit u treten,
edhe t´katërdhetat n´arbain ma s´meten,
s´âsht çudi që shpirti çohet peshë,
ec e nale mènèn hajneshë,
nuk nalet tue vjedhë çka munet
sa me hallakatje, sa me rropatje shtegtimeve tona
për mos me ardhë mallkimi n´gjak


Nji vigan burri djaloshar çiti pushkë t´marë
tue ia pre oren dor´s t´ligë, l´shoi britmë,
vraje veten, i tha
me pushkë tâne, me dorë tèmè,
me hak t´tânë ktyne votrav,
me lot t´krejt atyne motrav


Jo brè, gjakhupun nuk shkoj
as kur m´vret i jèmi i huej se n´ty hak mora
neser vjen dikush që din e don
m´ngjallë prej Dhèut tèm, atij t´toks tèmè
se ai mjeshter i ngjalljev âsht,
zanatë esnafi ustai përjetësimet i ka
3
Unë hapin tèm s´e nali,
synin vrojtues kâm nisë m´i atë shtat me ije,
nisa edhe shpirtin miklues,
po … nisa vargun jehues, nisa edhe shpirtin përvlues


K´saj here nuk po nalem te pushka, e kemi kod jete
as te rrethatoret, e as te plisi, jo
as n´veshë me koteshë
po nalna te vetja sall me nji t´pvetne:
Ky që ngjallë t´pavdekshmit, qysh munet me u thirrë
kur edhe shpirt i jèp legjendës,
a nuk ka diçka hyjnore
n´mprehtësi t´asaj dore
4
Ev që m´shkuni jehu i kângës:
“Hej hej ty t´lumtë dora o Selmân Kadria,
kshtu po t´thot o djalë krejt Shqypnia …”,
e ty Mjeshter i Pavdekësive
tu ndrit´të pamja e ndjesive


Sonte edhe njiherë iu ktheva legjendës
asaj t´nodhshmes, t´palodhshmes
asaj që shpurdhë edhe rrâjtë e mènès
me rrâjë e me skajë,
ai as ai … s´na la me buzë n´vaj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT