Duke ardhë me Drinin plak shkëmbyem ca fjalë
I kerkova gurit të më fali udhëtimin mij’ra vjeçar
I kerkova drurit sekretin e gjelbërimit nga toka marrë
I kërkova shkëmbit qëndresën ndaj stuhisë përballë
Ua kerkova t’ia fal KOMBIT tim të lashtë
I kerkova SHQIPONJËS mbi krahë të më marrë
KOSOVËS së lirë t’i shëtis anë e mbanë
I kerkova pran’verës para kohe me ardhë
Me lule të mbuloj çdo pllakë e varr
Me pala flamuri të shëroj të dëshmorëve plagë
I kerkova Hënës, për k’to ditë, bukurinë e saj
Edhe Diellit i kerkova shkëlqimin e zjarrtë
I kërkova qiellit hapsirën e paanë
T’ua dhuroj juve vëllezër, të mi kosovar.
Iu luta SHQIPONJËS për sytë largpamës
ARDHMËRINË të shohin qartë politikanët tanë
Iu luta KRIJUESIT që bekimin të na jap
Jo më veç e veç, por të gjithë bashkë
