BallinaVitrina e libritPoezi nga Taena Mata

Poezi nga Taena Mata

Ca njerëz … dritë kanë
brenda tyre
dhe ngado, vetëm dritë shohin.
Dritë,
vetëm dritë shohin
dhe në zemrat e njerëzve,

Ca të tjerë e kanë humbur
Atë,
errësira u’a ka mbërthyer
shpirtin
dhe terr shohin rreth e rrotull…

O Zot
fal ca dritë më shumë,
ndriçojua shpirtin gjithë
njerëzimit,
e sidomos njerézve të vendit tim…,
që si Diogjeni,
me kandilin e shpresës në dorë
kanë kohë
që kërkojnë dritën e humbur…!

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT