Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritRifat Ismaili-PËR TY, KOSOVË

Rifat Ismaili-PËR TY, KOSOVË

Si të shkruaj për ty, Kosovë
Të justifikohem për mosardhje tek ti?
Nuk mund të të hiqem si shenjtor
Të kam lënë pas dore, e di.

Të them , po ja, ky emigrim i gjatë
Kohë s’po më jep të udhëtoj…
Të puth mantelin tënd të artë
Ti bie trojeve të tua kryq e tërthor
.
Të dehem me aromë fushash
këmbët në ujëra lumenjsh ti lag
Çatitë e shtëpive të tua, ti dua
të dua çdo rrugicë e çdo prag.

Të të mbroj, nënë kreshnikësh
Nga armiq të shumtë të bëj rojë
Të ruajmë shenjtërinë tënde
Kur mjegullat të të mbulojnë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT