Të gjithë humbin pas dashurisë,
Por jo të gjithë janë të dashuruar.
Ka dhe veprime të djallëzisë,
Zemrat e çiltra për t’i lënduar.
E zjarrtë është në lindje dashuria,
Ngrohtësinë e mban deri në perëndim.
E bukur, si gonxhe çel rinia,
Ledhatim i artë është në pleqëri.
Kush e ka për zemër dashurinë,
Para saj është përgjeruar.
Shpirti nuk e njeh tradhtinë,
Jetën, familjen ka për ta shijuar.
