BallinaVitrina e libritErmira Ifandi-NË TROKUN MOSPËRFILLËS

Ermira Ifandi-NË TROKUN MOSPËRFILLËS

Fjala të bindet urtësisht
Si një qengj i përkëdhelur, manar.
Në rrethana të pallogaritshme
Ku dashuria dhe dhimbja fatet ndajnë.

Në detaj mishëron mornicat e emocionit
Gllabëruar efektit të padurimit
Duke pirë kafen në një tren ekspres
Mendja të turbullohet syve të shkruar.

Në trokun mospërfillës të heshtjes
Rrufit gllënjkën e fundit të filxhanit
Ku pasqyrohet ana tjetër e kontinentit
Me shijen e puthjes në buzën e tharë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT