Mbi kreshta mali ku ka fole shqiponja
Është guri ku kënga ime ka djepin
Është shkrepi ku ka thyer kokën Nata
Është Gurra malit, ku poeti ka pirë ujë.
Është shtrati i miteve ku lindin legjendat
Atje u hapën dyert e mbyllura kreshnikëve
Sa herë shkeli mbi shtigje të Natës së gjatë
Atje drita e bardhë rrjedh nga bjeshkët…
Atje lulet shpërthejnë nga zemër e gurit
Atje ku të djegë dhe Hëna natën
Atje ku në mes gjethesh fshihet Zana.
Atje të gjitha ngjyrat shkrihen në lirikë
Atje mbi rrudhat e ballit pranverë lulëzon
Atje ku lirikat gdhenden monumentin e lirisë…