Çdo ditë e re, mallin po ma shton,
Pse nuk jam tek Ti, zemra po m`gufon.
Po më rritet dita, java, muaji e viti,
Mendja më rrijë, veq kur do vijë tek Ti.
Edhe këtu kam gjet shokë, shoqe, mësim,
Po asgjë nuk më duket, sikur në vendin tim.
Po dal të ec, ec qyshem qyshe,
Mendoj për njerëzit që i kam atje – Gjysh e Gjyshe.
Ata më duan dhe i dua shuuumë,
Kur të më marrin në përqafim, qindra herë bëjnë lum.
Sa herë gjyshja më thërret në telefon,
Më thotë :
bafsha lum për zanin tanë-.
Këto fjalë mua po më dalin nga zemra,
Se zemra shkon aty ku të rrijë mendja.
Nuk jam poet, por dëshiroj të jem,
Ta shpalos në letër, të gjithë mëllefin tem.
Jeta në megrim, e mbushur me mall e mërzi,
Në vendin tim, jam i rrethuar me dashuri e krenari.