Né qoftë se gjumin ,ke pér zéné,
e dritë e hénes, kur té bjeré,
bukurisé ténde ,si zané,
fruta vjeshte ,gjoksit derdhé.
Dashuriné për ty, se ndali,
hijeshi si ,né pérralla,
syté e tu, si kroje mali,
e kéthejné, borën né ujvara.
Flokë të Arte e shtatë hedhur,
gjoksi hidhej e ndizej flakë,
nën kémishé dy kupa fshehur,
digjen mbrenda e pikojné mjaltë
.
I shoh yjet ,në hapësirë,
si qirinjé, ndizen këtë naté,
buzë e sajë, mbi çdo dëshirë,
Trandafil me ,ngjyrë të zjarrtë.
Néper ëndërra,kur të vish,
dhomës ecën lehté e lehté,
do té ikésh ,prapé sërish,
né mëngjes imazhin treté.
Shpirtit kurr si vé uné ligje,
fluturon se kap njëri,
kapërcen dete dhe brigje,
shkon atje ku don ai.
Dashuri e ngrohtë si zjarri,
digjesh mbrenda pa kuptuar,
është si diell kur del behari,
porsi yjet qé s’kané té shuar.
Kur bie shi njerzit afrohen,
dhe njé çadër mbajné mbi koké,
tani je larg ,por uné s’largohem,
zemrat afër na mbajnë ngrohtë.
