Krahët e lehtë, si zog, t’i kisha
ta shkoj krejt jetën tu fluturue,
cep e më cep, viseve të mija
kangë dashtnie tue i këndue.
Bukurive të këtij vendit tim
me fjalë shpirti tu thurë kangë,
e vetminë atyre t’ua tremb
t’më thonë bir e t’u them nanë!
Ta bëj çerdhen n’degë t’një lisi
n’gurra e kroje ta shuaj etjen,
t’flas përditë me trojet e vjetra
të braktisura ato kanë mbetur.
Ta bart farën e dashurisë
e ta mbjell në ditët me diell,
t’rritet e bukur, si qeparisë,
e hollë dhe gjatë gjer në qiell!
Zog të isha me krahët e lehta
viseve të mija për me fluturue,
me zá bilbili, për sa t’jetë jeta
me dashuri atyre me u këndue.
Edhe kur unë më mos të jemë
atje t’pushoj pa aspak marak,
se do t’jetojë shpirti i dashurisë
mbjell prej meje n’fjalë e kangë!
