Friday, April 24, 2026
BallinaVitrina e libritShaban Pllana-HËNA ME DORËN E SAJ

Shaban Pllana-HËNA ME DORËN E SAJ

Hëna me dorën e saj të bardhë
E shtyn perdën e reve të përflakura
Që ta nxjerr në pah fytyrën e argjendtë

Ti kishe harruar dritaren pakëz të hapur
Shiheshe duke lundruar në detin e ëndrrave
Si barka me vela të plasaritura

Një puhizë pranverore
Që depëtonte nëpër dritaren e hapur
Ta miklonte fytyrën mollë të kuqe

Ku ta di se ku kishe tretur në.ëndrra
Apo mos ishe duke dëgjuar melodinë
E vargjeve të këngës së pakënduar

Ndoshta ishe duke përcjellë në ëndërr
Vallëzimin tim me hijën tënde
Në një aheng imagjinativ

Ndoshta dikush nga të.pranishmit
Dë të thonë se i paska shitur poeti
Por ani, le të thonë çfarë të donë

Me rëndësi është në ëndërr
Dora jote është në dorën time
E vallja le të marrë krah.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT