Më kujtohet zëri i saj gjithmon,
Çdo mbrëmje me shtizat në dorë,
-Fli more bir, -më thoshte -u bë vonë,
Me fjalë të ëmbla, nëna e gjorë.
Unë libra lexoja, në divan i shtrirë,
Dhe radion Iliria ndezur e mbanim,
-Shko – më thoshte, fli more bir,
E zbehtë llampa, ndriçonte tavanin,
Bënte çorape, për të gjithë bashkë,
Me leshin e deles, të vetme që mbanim,
Por qëngjin, në çdo vit për Pashkë,
Kur e thernin, ne të gjithë qanim.
Ndërsa për të fjetur, e fundit shkonte,
Na shikonte të gjithëve, aty një nga një ,
Me duart që i dridheshin na mbulonte,
E dobët, e tretur, me të ëmblin zë.
E SHTRËNJTA NËNË
Nëpër botë, kudo që shkova,
Në çdo kënd, shikimet treta,
Kisha dhimbje, sa të kërkova,
Por tjeter kurrë, si ty nuk gjeta.
Për çdo çast, kur të mendoj,
Dashurinë që ti m’ke dhënë,
Shpirtin tënd, s’mund të harroj,
Sikur të shkoja edhe në hënë.
Nuk ka vlerë, më shumë sa ty,
Asnjë tjetër, kurrë s’do të gjeja,
Po më pikon , një lot në sy,
Si një shi, që derdhet nga reja.
Atë boshllëk, që kam në zemër,
Si një jetim, mbeta unë burrë,
Le të jetë, më e bukura femër,
Dashurinë tënde, se gjej më kurrë.
Dhe çdo çast, për ty mendoj,
Se këtë jetë, ti ma ke dhënë,
Prandaj kurrë, s’mund të harroj,
Më digjet shpirti, për ty moj nënë.
NËNËS
(që botën krijon)
Në trupin e saj, jetët mbanë,
Se ka bekimin, e perëndisë,
Dhe sa herë, që fëmija qanë,
Është vetë ajo, që i jep sisë.
Por sisë i jep vetëm nëna,
Se ka qumështin, aty tek gjiri,
Nina nana, e ëmbël kënga,
Me kulaçin, të bërë tek hiri.
Por kulaçi, i bërë tek hiri,
Me lot gatuar, pjekur në shpuzë,
Është i butë, ka qumësht gjiri,
Që si mjaltë, të ngjit në buzë.
Të ngjit buza, se ka brënda,
Ëmbëlsirë, dhe dashuri plot,
Shpirtin ka derdh aty nëna,
Përzjerë bashkë gëzim e lot.
Bashkë me lot e mundime,
Kush se njeh shpirtin e saj,
Një buzëqeshje, i jep gëzime,
E thellë në zemër do ta mbaj.
Do ta mbaj aty gjithmonë,
Si trëndelinë fshehur tek gjiri,
Por, zemra e nënës rrezaton,
Se e ka zemrën, porsi floriri.
Si flori është zemra e nënës,
Por, ka vlerë diçka më shumë,
Të këndon në dritë të hënës,
Duke tundur të ve në gjumë.
Sa më shpejt, që të rritesh,
Për çdo ditë dhe çdo mot,
Dhe kur bije pak të vritesh,
Zemra e nënës, pikon lot.
Por ai lot, që lehtë pikon,
Mengadalë të rrjedh në faqe,
Se shpirti i saj, qan, rënkon,
Dhe nuk gjen, kurrë paqe.
Paqe s’gjenë, jo asnjëherë,
Shpirti i saj është i rrallë,
Dhe përpara se ajo të flerë,
Të mbulon, të puth në ballë.
Buzë e saj, të puth në ballë,
Dhe bekimin me shpirt ta jep,
Që të rritesh si në përrallë,
Si mbretëreshë, ose si mbret.
Si një mbret, ose mbretëreshë,
Me shpirt të saj, nëna t’uron,
Gjumë të qetë, ashtu të flesh,
Me zë të ëmbël, të këndon.
Dhe kur rritesh, bëhesh burrë,
Dashurinë e mbanë përherë,
Si një det, që nuk shterr kurrë
Si një fëmijë, të pret në derë.
Pret tek dera, në dritë të hënës,
Dhe kur kthehesh natën vonë,
Ah, sa i thellë, ky shpirti i nënës,
Është më i thellë, se sa një hon.
Është më i thellë, se një oqean,
Që mund të zhytet, gjithë një mal,
Shpirti i nënës, brenda të mbanë,
Se është i brishtë, prandaj të fal.
Të fal gjithmon, me shpirt të saj,
Se njeh dhimbjen, dhe rënkon,
Por, mos e bëni, nënën të qaj,
Se është krijesë, që botën krijon.