Me flokët e zinj jam ndjerë këndshëm,
Dhe me ndonjë që fillon të zbardhet.
Me to s’kam qenë shumë i vëmendshëm,
Por koha tek unë vjen e ndalet.
Ikin vitet, muajt, ditët,
Në heshtje, pa zhurmë.
Koha si lumi nuk ikën,
Koha lë gjurmë.
Kështu e kam vlerësuar unë kohën,
Që kur veten njoha.
Koha mbetet te unë,
Unë mbetem te koha.