Ashtu fëmijë si isha, nuk kisha kuptuar përse pamëshirshëm rahet një grua!
Që me sy të kuq korali,
dhimbshëm mes lotësh u largua.
Në flakë të zjarrit të zjarruar letra anonime u shua.
Humbur botës së pavetëdijshme kërkoja mbështetje,
Një pse, që mbeti harruar!
Pas xhamash në gjysëm terr,
Imazhi i saj sërisht shfaqet.
Si dorë e padukshme ta shtyjë ecën dridhur hapat.
Me të njëjtën gjendje që neutralizoj tash’ fshehur trishtimin pas faqes së lagur.
Qaj me lot, qaj se jam grua!
Për dëshirat, shpresën, prosperitetin , ëndrrat, projektet që brenda vetes nuk ka brengë t’ ja shuaj!
