BallinaVitrina e libritLumni Nimani-Krenaria më vjen prej madhështisë së tillë

Lumni Nimani-Krenaria më vjen prej madhështisë së tillë

Krenaria më vjen prej madhështisë së tillë

Profesorit tim Rexhep Qosja

Në palcën e tokës mëmë,
atje ku zanat lirinë thurin në dritë,
ku edhe guri shqip merr frymë e flet,
u ngrit një yll i ndritur
dhe u nis mbi qiellin e Arbërisë,
nga Vajazani i lashtë.

Xhezairi i Gjikës – vëlla i Naimit,
si bora në kreshtat e Sharrit,
kurorëbardhë në çdo stinë,
dritë e pastër, pa muzg,
sall bardhësi që s’shuhet.

Qetë u nis, në heshtje të thellë,
drejt pavdekësisë që s’ka kthim,
por pas la një emër që kumbon,
një vepër që ngrihet si mal,
dhe krenarinë pambarim.

E bekove gjuhën,
e mëkove me shpirt,
e ngrite në piedestal drite
si një hyjni të lashtë;
ia shkunde pluhurin e shekujve
me penën ndezur në dashuri për atdheun.

Mendimtar i kohës sonë,
zë i kombit në stuhi e në dritë,
fjalën e bëre urë për brezat,
dhe të vërtetën e mbajte si flamur.

Dhe sot,
mes dhimbjes që flet pa zë,
i dashuri im Profesor,
më mungon fjala jote e urtë,
prania jote e qetë;
por ngushëllimi vjen si dritë e butë:
nga madhështia e veprës që le pas,
që jeton përtej kohës.
Të lumtë ne që të patëm –
dhe të bekuar që mësuam prej teje!
Lumni Nimani

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT