….Vjen një çast, që më ka mbetur thellë në mëndjen time fshehur në rrënojat e kujtesës time.
Po ta tregoj atë çast…
Ai çast më ka ngelur në mëndje njësoj si pikturë e varur në mur dhe sytë aty gjatë ndaloj
E di cilin çast nuk e harroj dot!?
A do ta tregoj si më erdhi në këto momente!?
Ai momenti kur ti qëndroje para meje, moment kur unë të shtrëngoja në krahët e mia, moment kur flokët largoja prej qafës e qafën e zhveshur prej flokëve ashtu të virgjër kafshoja e lëpija.
Ti doje dhe nuk doje, shtyje dhe afroje kur ndjeje buzët e nxehta të përvëluara zbrisnin supeve të tua të zhveshura..
E nxjerr dhe e shikoj shpesh fshehur në kujtesën time portretin tënd.
Dhe aty në ato momente magjike pashë për herë të parë shpirtin lakuriq zbuluar, atë shpirt të drithëruar për dashurinë e ëmbël.
Ashtu si këmisha jote deri pak poshtë kërthizës zbërthyer.
Kujtoj akoma atë portret, kur shikoja sytë e tu që përpëliteshin sa herë gishtat rrëshkisnin ngadalë si në tastierën e një pianoje dhe preknin atë lakuriqësi ngadalë me kujdes kudo dhe çfarëdo e ti më nuk kundërshtoje, por rënkoje lehtë.
Dhe sa herë nxjerr atë portret fshehur diku thellë në kujtesën time në shpirt ndjej atë melodinë e atij çasti shkruar në solfezhin e trupit tënd ashtu me përzieren e ofshamave dhe rënkimeve.
Atë melodi askush më parë nuk e kish shijuar.
Atje fshehur ishim ne të dashuruarit e një epoke të tërë..
….Dhe sa herë në kujtesën time shikoj atë portret unë e kam emërtuar thjesht me fjalë shpirti është JETA vetë me gurgullimën fuqishme të saj……