Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritElvira Zeneli-PORTAT E PARAJSËS SË DASHURISË

Elvira Zeneli-PORTAT E PARAJSËS SË DASHURISË

Rininë e shoh nē ikje, nuk trembem aspak
Moshë e bukur po vjen
Mosha e vërtetë e dashurisë
Ajo që të sundon, e të ul në frone dëshirash, shpresash dhe gjëra të çmendura si kurrë më parë
S’kemi nevojë të takohemi nën pengesa mendjesh të ndryshkura,
Shkëlqen kjo dashuri e jona si çelës pranvere e hershme
Sepse ne jemi bashkë
Të shikoj si vjen vërdallë nga shtrati i hēnës së plotë,
Ah, syri im i vendosur në dashurinë që ndjen
Përthyhet në qafën tënde
Lotoj gëzueshëm në një zotërim hyjni
Rënkim dëshire ndjej si rēnie e një ylli
Thur ëndrra të frikshme përjetësie
Ulem në cepin e një mrekullie dhe rri
Pritë i vë frikës, në atë moment ndjej ngrohtësinë e plotë ndër magji burri
Një pyetje i dashur kam për ty,
Pse në kaq femra që ty të rrethojnë, më zgjodhe mua, pritën tënde!?
Tani rri para meje si një statujë trimi
Ç’jerrë nga e kuqja e manave
Sa bukur të jesh femra jote
Por sa do të zgjasë kjo paqe
Shikimi yt prej shigjetari
Himn krijon me dorën tënde që trupin tim prek
Më pëshpërit në vesh, jemi bashkë deri në frymën e fundit
Portat e bukura të parajsës krijohen prej dashurisë së vërtetë….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT