Një zë ngritet mbi heshtjen e rëndë,
si flakë që sfidon erën e egër.
Një burrë qëndron mes furtunës së zezë,
në emër të kombit, që së ka frig të tretet .
E drejta s’është dhuratë nga të pushtetshmit,
as fjale të shkruara në letër të tharë.
Ajo rritet në zemrat e atyre që guxojnë,
ata që edhe flijohen për të ngritur flamurin konbëtar
Preshevë, Bujanoc, Medvegjë në vargonj,
por zëri yt, si gjëmim, thërret lirinë.
Nuk hesht kur duan të të shkelin,
nuk lodhesh kur padrejtësia rrënjët i hedh.
Për ty, që i dalë zot emrit shqiptar,
për ty, që sfidon makinerinë e padrejtësisë,
lutjet e nënave, shpresat e të rinjve,
janë vargjet e pavdekshme të qëndresës.
E di, historia ka fjalën e saj,
ajo nuk harron ata që qëndruan në stuhi.
Një ditë, do të shkruhet me shkronja të arta,
se pati burra që s’pranuan robëri!