Më pëlqen qetësia,
më pëlqen vetmia,
më pëlqen të strukem,
e heshtur në hallet e mia…
Dhe nëpër mend sjell
gjithë jetën time të vuajtur.
Më pëlqen edhe vetja,
ashtu e kujdesur,
me shumë mendime
që më bluajnë shpirtin.
Dhe them me vete:
“Është vetëm një
dhe nuk ka të dytë.
Kape momentin,
se nuk të vjen më…”
Dhe mendimi im i vetëm:
si nuk më deshi njeri
për këtë që jam në të vërtetë?
Vetëm lëndime mora
nga kjo jetë,
që i dhashë shpirtin,
nuk mora asgjë.
Ah, jeta ime,
me të bukurat kujtime…
