Tuesday, March 10, 2026
BallinaSportValverde hero për Realin ndaj Bilabos, gara për titull ende e hapur

Valverde hero për Realin ndaj Bilabos, gara për titull ende e hapur

Real Madridi ka fituar në frymën e fundit duelin përballë Athletico Bilbaos.

45 minutat e para nuk dhuruan shumë, por në të dytën Reali u lëshua në sulm me të gjithë artilerinë.

Pas një ore lojë, Bellingham gjuajti fort, por goditja e tij u prit nga Simon, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë, topi u ndal në shtyllë pas gjuajtjes së Valverdes.

Në minutën e 80-të, Vinicius e tundi rrjetën e kundërshtarit, por goli iu anulua për pozitë jashtë loje, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa festa shpërtheu në “Bernabeu” tek në minutën e 93-të, kur Valverde shënoi një super gol.

Me këtë fitore, Reali gjendet në vendin e dytë me 69 pikë, katër më pak se Barcelona që është në të parin, ndërsa Bilbao pozicionohet në të katërtin me 57 pikë./Klan Kosova.tv

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT