Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeVdiq Papa Françesku

Vdiq Papa Françesku

Vatikani njoftoi të hënën se ka vdekur Papa Françesku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake nga Amerika Latine, ka vdekur sot në orën 7:35.

Kështu ka bërë të ditur Vatikani në një deklaratë me video.

Ai ishte 88 vjeç dhe së fundmi i kishte mbijetuar një periudhe të rëndë të pneumonisë së dyfishtë.

“Të dashur vëllezër dhe motra, me pikëllim të thellë duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku”, njoftoi kardinali Kevin Farrell në kanalin televiziv të Vatikanit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT