….Pranvera ka shpërthyer kudo, unë meditoj këtu në barin e njomë buzë Lanës… Pak zhurmë si e dielë dhe Festa e Pashkëve, më shumë qetësi e paqtë.
Vendosa me shpirtin tim të kem mirëkuptim me heshtjen..
Fjalët e heshtjes janë aq të rralla, sa nuk gjënden në asnjë libër.
Por ato janë të mbërthyer fort brënda gjoksit ngrihen lart deri në grykë por kurrë nuk artikulohen si fjalë për të kapërxyer doganën e gojës dhe të shpërndahen në hapsirë.
Kush i dëgjon fjalët e heshtjes, sigurisht ato nuk janë të destinuara për veshët tanë.
Fjalët e heshtjes vetëm ai që i lexon i kupton, si pëshpëriten me xheste të vogla dhe nuk lëviz asnjë muskul i fytyrës të pa shënjë gjallërie ashtu e pa lëvizeshme.
Ato lexohen vetëm me sy mbyllur në ato meditimet e thella.
Fjalët e heshtjes e gjejnë kumbimin e tyre në zemër dhe zënë rrënjë thellë në shpirtin e plagosur, atje e kane folenë në guackën e emocioneve të pashprehura….
Heshtjen e merr kudo me vete, e merr në krah nuk thote jo, mbetet mikja më e mirë, më e bindura është shumë më e mirë se çdo gjë tjetër. Më shoqëron kudo edhe në natën e thellë pus.
Rri e strukur aty thellë në shpirtin tim nuk më ngacmon, nuk më prek, ajo flë me mua dhe me mua zgjohet.
Heshtjen e kam të pranishme edhe në rrjeshtat e mi edhe në kujtesën time të viteve të kaluara.
Ka një dialog tepër të mirëkuptueshëm mes heshtjes dhe shpirtit tim të dy flasin me njëri tjetrin dhe “qajnë” hallet me njëri tjetrin.
E marr me vete heshtjen dhe në mëngjeset gri në kafenë me mua rri më shoqëron edhe rrugës.
Kudo është me mua heshtja; në mendimet e mia, por edhe në ato fantazinë e çmendur pjesë të kësaj fantazie ka edhe heshtja ime.
Heshtja është me mua edhe në historitë e hershme, apo në librat e “verdhë” diku të lexuara tinzësh nga prindërit tanë është aty në mes të fletëve të zverdhura.
Dhe para nesh në heshtje të thellë në pranverë si jemi tani ku shikon si lulëzon çdo filiz jete.
Në heshtje u tret edhe pika e lotit të asaj zonje fisnike me thinjat e argjënda mbi supe dhe në rrudhat rreth syve të fryrë nga lotët.
Në heshtje ashtu ngadalë gjethet e pemëve bien për tokë dhe treten ngadalë në sytë tanë, dega e dashurisë vdes po në heshtje.
Po në heshtje pashë vështrimin që hidhte ai djaloshi këtë mëngjes buzë liqenit çupës të bukur që kishte në prehërin e vet.
Jam i sigurtë se në ato nota të heshtjes po lind një dashuri mes tyre.
Po në heshtjen e thellë është lindur e rritur brenga e atij zotnie të moshuar që baret me shkopin e tij dhe zgjedh çdo hap për të hedhur.
Këto meditoj këtë buzë Lanës duke pritur muzgun të mbulojë me mantelin hapsirën përrreth. Jam i sigurtë se edhe nata që po vjen për të na përpirë në heshtjen tonë do të vdesë për ti lënë rradhën lindjes së ditës së nesërme me zhurmën e jetës të përditshme…..
…..Sa e fuqishme është heshtja e shpirtit tonë….
Shënim: Çdo ngjajshmëri me ngjarje ose përshkim tjetër është krejt i rastësishëm.
