Buzën tënde kur provova
Piper djegës për mua
Buzë e gjuhë përvëlova
Piva ujë,krua më krua.
Burimi s’më hoqi etjen
Flokët me naze i krehje
Aromë trendelinë më dehe
Zbukuruar me atë veshje.
Kostum kombëtar zbukuruar
Përmbi gjoks shqiponja hedhur
Xhubletë qëndisur me duar
Kaçurrelat sustë dredhur.
Shqiptare shtojzovalle
Merak kam e pikon zemra
Më rëshket si ngjalë në zalle
Më ndeze gjakun në rremba.