Sunday, June 22, 2025
BallinaVitrina e libritLiljana Ndoni-Psherëtimat e kohës..

Liljana Ndoni-Psherëtimat e kohës..

Kthehem në rrugë për t’i shikuar kalimtarët ,ku në mes jam unë kalimtare e heshtur,
Sytë do të jenë të njëjtë ,por fytyrës do të mbeten rrudhat e xhestët e t’shkuar,
Nuk do të doja të ishia vetëm ,duke shikuar kalimtarët me buzëqeshjen time të vdekur,
U përula kokës që neveria të mos kthehet atje në xhamin timë e menduar.

Zgjohem në mëngjes duke lënë neverinë time në pagjumësisë e natës,
Në mëngjezin e ri duke menduar se nuk do kem më atë,në shtëpi, por të kaluarës,

Në pëshpëritjen e gjakut,ul kokën e vetmuar i flasë rrugës ,
Ai boshllëk i fshehtë që qëndron në trup e më shpërqëndron shikimin e botës.

..Të dikujt që është dhunuar ,por nuk urren dhe nuk bërtet,
Neveria shuhet ngadalë bashkë me lotët ,por dridhja i kujtohet,
Sepse e di që ai fakt ka qenë brënda nën kontroll e heshtur,
Gjithshka që ka qënë në ritmin e gjakut,në neuronet e pa ndezur,

Në pëshpëritjen e gjakut,arsyet e shoqëronë tek i flet rrugës,
Duke dëgjuar një jehonë brenda gjakut që e pushtonë të dridhet,
Këto dridhje rrinë me trupin shtërnguar tek zgjojnë hapin e kohës,
Sytë imagjinojnë rrugën e humbur,shikoj lartë..O Zotë vazhdoj rrugën që më ka mbetur..

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT