Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poetit Sami Mulaj

Cikël poetik me vargjet e poetit Sami Mulaj

MOS U LIDHË N’PRAQE T’TUA!

Si hardhia
n’shtek t’oborrit,
lidh vetën n’kulpna t’verdha,
e ban trupin dredha dredha.

kryet drejt diellit
se mban ma,
kalaveshët nën sqetull pa dritë,
i rritë n’hije t’brijve t’veta.

rrathë, rrathë lidhë me zinxhirë,
shkon vet çdo ditë tuj u molizë, tuj u vra,
ulë kryet si prej turpi
kalaveshët i varë
pa pjekë,
kokrra shterrë e tha.

Kot ankohet hardhia,
n’vjeshtë pa rrush e zuni dimni,
nuk i shkon ma as trimnia,
nuk i shkon ma as lavdimi.

krye ultë me kokrra shterrë,
lidhë n’praqe t’veta
i shkon ymri..

NIPA PA FËMIJË

Në pragun e kullës
lotët e gjyshit,
thërmija, thërmija
u derdhën, u bënë
gurë…

Me sytë e shterrun,
para atij pragu,
mbi ata gurë,
rri si i bronxtë statujë.

ah, djemtë e mi…
ikët prej meje,
e më latë pa nipa,
si pa gurët e gdhendur të qosheve,
të zhgalitur murë.

Më latë mbi dhe
as gjallë as vdekë,
pa të vorrit drasa…

Në se,
po të kisha mundësi,
të kisha nipër
pa pasur të tillë fëmijë
në jetë,
a nuk do të ishte mrekulli,
do të ishte parajsa…

MOS I QAJ VDEKJEN ?!

Të vuajturit
i qaj jetën,
Jo vdekjen…

Të vuajturit,
mos i prishni varrimin
duke e qarë.

Vetëm ketë ditë
ka gëzim,
vdekja i solli shpëtim.

NË DEGË…

Zogjtë me sqepë
puthen në degë,
e këndojnë,…

Njerëzit pa sqepë,
e përbuzin puthjen,
njëri tjetrin sqepojnë….

BRIGADJERË E BAJRAKTARË

Manxerja n’baski,
kapuçi mbi sy,
cungi pa vija në oborr,
gjogi pa tagji…
oxhaki pa xheze,
maca me bisht n’hi….

N’brigadë i parë,
mustaqen përdredh
nën hije bën vija n’fletë,
do gra i ka në listë,
prashitin n’parcelë…

Brigadjerë e Bajraktarë dje,
sot duan prapë të parë…?!
me mercedes fryrë,
në kostum me kollar,
te partitë shtyhen në radhë,
jemi themelues,
jemi çlirimtarë.

VESHJA ME FJALË

Ah, ti që veshësh me fjalë,
herë, herë analist,
herë, herë shkrimtar…
herë, herë politikan,
herë herë shkencëtarë…?!

E harron kudo emrin,
në karrige,
në rresht të parë…

fletushka me gërma të zeza,
“rezervuar” të ka mbirë në ballë…

Emrin nuk ta ruajtën
as thinjat, as rrudhat
as kostumi i bardhë.

Fshesaxhiu në koshin e mbeturinave,
fletushkën “rezervuar”
e gjuan,
siç dhe ju keni gjuajtur emrin tënd, e keni veshë kostumin “fjalë”….

FËLLIQJA E RRUGËS

Zogjtë në vijë,
qiellit bëjnë udhë,
vetëm këndojnë,
nuk e flliqin kurr.

Drerët në pyll,
bejnë rrugë kryq e tërthurë,
lehtë, lehtë me thundra,
rrugët nuk i flliqin,
të pastra i lenë udhët,
në gjurmët e tyre
mund të pijshë ujë.

Rrugët e kuajve
n’shpate,
zig zake gjurmë,
janë pa shibla,
janë edhe pa gurë…

E njeriu
në rruget ku ecë,
me këpucë të llustruara dritë, sandale të shtrenjta,
me Nike e Adidas
rrugët i fëlliq
më keq se derri në llucë.

QETËSISHT

Edhe pse pranverë,
nuk kalëroj larg,
bëj diçka ose asgjë,
me të dashurën time
që më ka mbetur
psherëtimen.

Por,
më mirë
është të qaj,
e ju kujtoj miqëve
se është shumë më mirë,
të shfryni të idhtën,
me vaj
të qani dhimbjen.

Kurr nuk do jetë e kotë,
ligshtimi pas lotëve largohet
e zemra më e lehtë ndihet.

Pas një heshtje,
kur mendon se ke humb shikimin,
shpresa të thërret,
çoje, çoje kryet.

E do të kuptoni,
sa rrugë keni bërë,
sa lart jeni ngjitë,
e sa prapë do të ecni
pa e njohur frikën.

Se dikush
do t’i fshije gjurmët
e hapave të tu,
në rëren e shkelur
bregut t’detit tënd të viteve…

TË GJITHË JEMI HERONJ

Të gjithë jemi heronj
në një mënyrë a tjetër,
por…
shumë e vështirë
është
t’ju gjejmë adresën.

VETËM DËGJOJ ZOGJTË

Gjënë më të bukur
që përjetova sot,
dëgjimin e këngës së zogjve
duke kërcyer në pemë.

Jo,
se kishte ndonjë të veçantë
nga herët e tjera,
me zogjtë
jam mik që në vogli,
ndihem spektator me fat, kengën e tyre
e ndiej në shpirt…

Thjeshtë trishtimin
e gjuaj në hije,
luftën me ditën
e bëj më serbes.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT