Në heshtje vjen e s’bën zë,
si një puhizë që prek dhe ikë lehtë
në sy më flet pa thënë asgjë
në shpirt më hyn, më ndez si dritë
Kur zemra dridhet në pritje
heshtja flet më shumë se fjalët
çdo mungesë, çdo çast pa ty
në heshtje bëhet një mall
Në krahët bosh, në ato netë pa gjumë
dashuria rri e heshtur pa zhurmë
brenda saj është gjithë bota ime
e fshehur në një buzëqeshje që s’më vjen
