Unë ja di vlerën vetes time!
Madje edhe kur kam qenë
Duke rënë në greminë…
S’jam menduar me rrëshqitur.
Kam kthyer kokën mbrapsh..
Kam parë baçe me lule
S’jam menduar dy herë
Për të qenë e lumtur.
Dhe p’se baçet me lule
Janë vetëm në ëndërra
Janë vetëm ke baçja
Pastaj të tjerat gënjeshtra.
Dhe ju duhet t’ja dini?
Asnjëherë s’është vonë.
Jeta s’është gjithmonë
e parfumosur gjer në rrënjë.
Vetëm rrobat parfumosur!
Nga mbrënda rënkuar..
Duhet me shikuar të vërtetën,
ndonëse treni s’rrëshqet nga shinat.