Një lulekuqe këtë mëngjes
çelet ngadalë e ashtu paqësisht.
I hap petalet lehtë përmbi vesë
derisa shpaloset plotësisht.
Duket sikur ka mbirë nga gjaku
se dashuri më zgjon dhe malle.
Oh, ç’bir i shqipes për së largu
është mishëruar ndër petale?
Vjen nga kohët ashtu i heshtur
në një lulekuqëzë, kuq e zi…
Asnjë flamur nga bijtë e vdekur
s’u kthye në lule e prapë të mbijë.
Nga drita e saj nis çelet toka
e zbukurohet gjithë ky vend.
Një lulekuqe e ndryshon bota
ndryshon gjithë jeta në planet.
