Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritFatmir Çitaku-Fjalët e një Prindi

Fatmir Çitaku-Fjalët e një Prindi

Kur të më shohësh pak i plakur,
me hap të ngadaltë, zë të vakur,
mos më gjyko, më jep pak dritë –
dikur të mbajta ty në shpirt.

Kur fjalët i përsëris pa ndalë,
mos më ndërprit, më lër të flas ngadalë.
Si ti dikur përralla kërkoje,
unë tani ngushëllim në zërin tënd gëzoj.

Kur nuk kuptoj botën e re,
kujto si të mësova shkronjën e parë me ne.
Mos më shih me buzëqeshje tallëse,
por me zemër të butë, e dorë të ngrohtë prindërore.

Nëse harroj, më jep pak kohë,
nuk dua shumë, veç pak dashuri dhe shpresë.
Kur të them se jam lodhur nga jeta,
kujto se për ty kam qenë dritë dhe pritja.

Kur s’më mbajnë këmbët më,
si ti dikur, më ndihmo të ec pak nga pak.
Në fund, kur s’kam më shumë për të dhënë,
do të lë vetëm lutjen… dhe një dashuri që s’ka mbarim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT