Saturday, June 21, 2025
BallinaVitrina e libritRovena Shuteriqi -Lotë dashurie

Rovena Shuteriqi -Lotë dashurie

Si mundem të harroj çastet, kur rrinim bashkë të dy?!
Në kujtime ti këmbëngul të më shfaqesh përsëri e përsëri.
Ishin kohëra, kur dashuria jonë ndizej zjarr
dhe shpirtrat tanë ndjenin, si kurrë më parë.

Dhe ne të dy një ditë do qajmë,
se fati nuk ishte i shkruar si në përrallë.
Dhe lotët kurrë nuk do thahen, më beso!
Do rrjedhin si burimi, që sy e buzë lagin të eturit nëpër kohë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT