Fjalë e shpirtit është altar,
Rrjedh në penë si bojë e artë,
Por s’bën dot margaritarë
Fatin e tokës së thatë.
..
S’heshta, veç në një copë letër,
Aq sa gjuha më është tharë;
Ngritje zëri prej kurbetit,
Si qytet pa qytetarë..
.
Thirrjet e mia pa fjalë,
Janë plagë që burojnë dhimbje.
I dëgjon deti me valë
Zhurmë e kohës së përhime…
Në çdo strofë: turmë, turmë,
Rrahin mjegullnaja resh;
Thirrja mbetet fytit hurmë,
Hyn dhe del nga tjetri vesh..
.
Tretet në çdo gërmë beteja,
Ç’mund të bëjë një dritë në terr,
Në një vend ku bie rufeja…
Zëri ynë flamur pa erë.