Sunday, July 20, 2025
BallinaVitrina e libritGjeorgjina Kapaj-Apel jete

Gjeorgjina Kapaj-Apel jete

U mate me yjet me atë fustan të bardhë
Si bora që ndrin në brinjë e në degë.
Kur u fute brenda në shtëpinë e re si zanë.
Asnjë sytë s’i hoqi nga nusja si diell.

Një apel të jetës të gjatë dhe me mundime
Jetë nuk është kurrë prefekt, o njerëz të mirë
Herë gabon ti, herë shpirti thërret me dhimbje
Mbase edhe nuset që e ka mendjen axhami

Sa keq që s’i dhurojnë jetës fare dashuri!
Mendojnë për të tjerë të mos u prishet terezia
Vetë kur mërziten ulen që verë të pinë
Raki apo uthull gjer sa të dalë mërzia.

Hëna dritëprishur s’e humb drejtimin
Dhe kur dielli me dritë na bie përmbi supe
Ti rrije pa folur e shfaqje nusërimin
Dhe në palcë të palcës mërzia të ngulej

Në mendje kishe fëmijët e nuk bëje tutje.
Sa shumë gra e nuse që ishin si drita!
Burrat sypangopur iknin pak më tutje.
Vajzat që u bënë nuse i mbulonte vetmia.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT