Saturday, June 7, 2025
BallinaVitrina e libritBlerina Pellumbi-Naim Frashëri ju flet

Blerina Pellumbi-Naim Frashëri ju flet

Mu pakësuan fjalët, mendimet mu vodhën , premtimet mu copëtuan
Rinia mu thinj ndër duar, e jeta u fsheh nën jorganë dhimbjesh në një dhe të huaj

Kurora ime malesh gdhendur, vështron me sy të plakur shpresën venitur
U zvogëlova kaq shumë, brënda shumë zemrave tinzare që lirinë time, e vodhën …e shitën

Ata tundin shumë flamurë dhe zhgaravisin me emrin tim fjalën “paqe”
I turpëruar qaj para fotove të mia varur në mur, tek ata që penën time ngjyejnë në egon e pafund

Lotoj galaktikave kur shoh shqiptarinë si “dhelprën ndër vreshta”
Qaj , qesh pastaj në rre plot shi shndërrohem, nuk mund të jem Naim po heshta…!

Më dhëmb shumë burrëria, që sot me fustane grash mbulohet
Më dhembin sy të fëmijës, që urinë për dije e vizatojnë si shpresë….

Lufta më dhemb, që gjakun e derdh në lumenj të egër politikash
Më dhemb shumë drita e dijes që në kandilin e jetës është fikur

E unë Naimi pak vajguri e ruaj si shenjtëri të kohës kur kam jetuar
Gdhendur maleve të larta ,gjëmoj si një hije kaq i plakur , kaq i mjerruar

Shpirti më dhëmb kur shoh Shqipërinë time kaq të zvogëluar
Qaj, qesh me fjalët që i zvarriten shpresës , mirësisë por që paqe nuk sjellin

I verbuar jam sot nga trishtimi i lotit që po më tret besën e zotit
Një besë që sot lidh duart e mia me litarin urisë për dije…

Një besë që ka humbur nga çmenduria e vetë kafshës së mbetur njeriut…
Naimi ju flet ………

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT