Pa ty s’kam ajër,
gjoksi më mbytet në heshtje.
Fjalët e tua mungojnë si oksigjen,
çdo kujtim yt dridhet
si diell pa qiell.
Muret e dhomës më afrohen,
si zemra
që s’di ku të ngrohet.
Mungesa jote
është era që nuk fryn,
një flutur
e palëvizur në cep të kohës.
Dhe unë marr frymë bosh,
çdo frymë është mungesë,
sepse dashuria jote
është ajri
që më mban gjallë..,
