Shumë herë kam përjetuar egërsinë e deteve
dhe naivitetin tim
kur në to jam zhytyr
të mësoj notin e parë,
atë të bretkosës.
Jam zhytur deteve
e desh jam mbytur shpesh herë
e sërish jam kredhur
brenda të pamundurës.
Se unë jam një petale mbi valë e mbi dallgë
që erëmoj më fort
kur çmenden stuhitë!
Unë ëndërroj dhe ëndrrat
dhe fantazinë e dua realitet,
dëshirës gjithnjë i jap një mundesi,
të mos mbetet djerrë, e shkretë!
Zili kam jeten e luleve,
se unë jam petale që erëmoj
edhe mbi shpinë të valëve,
në pritje të bletëve që të më gjejnë
e të më thithin nektarin që unë mbaj!
Jam hëna në mesnatë
që ndez baticat
edhe pse petalet mund t’i mbys vetë!
Unë flas me orët,
jam jeta dhe vdekja
e vetvetes!