Saturday, June 21, 2025
BallinaVitrina e libritElmije Ajazi-Në derën e Ciceronit

Elmije Ajazi-Në derën e Ciceronit

Në derën e Ciceronit

Trokit me varg, jo me zhurmë,
S’kam britmë, por kam brenda një lëmsh emocionesh,
Në këtë kohë të zhurmshme pa zë,
E lashë shpirtin tim te fjalët — t’i lexoni në heshtje.

Nuk kam emër në libra të mëdhenj,
Por kam plagë që flasin me rimë.
Në çdo poezi kam fshehur një copë jete,
Dhe një lutje të heshtur: “Mos ma ktheni vargun mbrapsht.”

Ciceron, nëse ke dritë për të vegjlit,
Ma ndiz edhe mua një qoshe në fjalën tënde.
Jo për famë, as për lavdi,
Por që mos të mbetem vetëm unë dëshmitar i shpirtit tim.

Nga unë,

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT