Nga puthjet e valëve lagen, si shëtitorja përgjatë bregut.
Hapat fshihen menjëherë, plot ëndrra për të treguar.
Shkumëdeti ledhaton si dantellë gurët e heshtur,
dhe fjalët që s’u folën, u bënë ujëza për t’u kujtuar.
Varkëzat e vogla ndjekin frymën drejt kthimit,
ndërsa velëzat e tyre fryjnë fjalët e shpirtit.
Sirenat s’janë këngë por dridhje sykaltër,
ndaj nise pa mbyllje kërcimin e valsit.
Natën o Syblu, më përqafo qetë,
ëndërrave më zbrit mbi qepalla
melodi m’u bëj thjesht me një prekje,
si kujtimet e verës pa përsëritje.