Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritRagip Ramaj-NANËS SË MËRGIMTARIT

Ragip Ramaj-NANËS SË MËRGIMTARIT

Kjo poezi i kushtohet nanës së secilit mërgimtar/e)
E di, nanë, se ti gatu´n përditë,
renat e andrrave i pjek me saç
e kujtimet t´sosën n´prushin e pritjes.

E di, moj nanë, e di
ti për çdo ditë e hap magjen
m´i k’qyrë a u ardhë brumi i pritjes
m´i t´hallue durimin e dhimbjes
që t´asht fry´ si buka që e pjek me saç.

E di, nanë, e shoh për çdo ditë,
pas Zabelit
laruka nji nga nji i kullotë fijet e shpresës
m´i ngjy´ kafshatën e thatë
n´sofrën me krypë e zemër
derisa n´cedillën e djathit

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT