Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritSadik Krasniqi-APARTAMENTI

Sadik Krasniqi-APARTAMENTI

Në apartamentin me pamjen e bukur nga deti
të rezervuar muaj më parë
i hoqi dritares perden e mëndafshtë
u shtang që s’pa det as qiell
pa vetëm një shkëmb shrumb nga dielli

pas ankesës te shefi
dy nimfa bjondinë
varën një foto të madhe sa muri
me një peizazh me det e palma të bukura

ai kërkoi një grep dhe një karrige
tha dua të zë peshq
vajzat dolën duke qeshur
thanë idioti

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT