Monday, August 11, 2025
BallinaKulturëPensionohet ekonomisti shumevjeqar, aktivisti dhe krijuesi Enver Sahiti

Pensionohet ekonomisti shumevjeqar, aktivisti dhe krijuesi Enver Sahiti

ENVER O. SAHITI -Artist,poet krijues me vlera poetike kombëtare, autor i disa vëllimeve arti e kulture në poezi, si dhe nga publicistika, tregime. Artdashës një jetë kushtuar çështjeve dhe trashëgimisë kulturore, bashkeveprues njeri i punës dhe veprimtar i pa epur i kauzës kombëtare për liri, pavaresi dhe demokraci deri në ditët e sotme si dhe në aktivitetin politik për çlirimin e Kosovës ndër vite deri në çlirimin e sajë duke qenë i mobilizuar n’mbrojtje të pragut të votrës. Në fushën e krijimtarisë së tij është vlerësuar me mirënjohje në konkurse të ndryshme si mbrenda Kosovës si dhe në atë mbarëkombëtar.

Enver Osman Sahiti lindi më 11.08.1960, në fshatin Budrikë e Epërme nga prindërit: babai Osmani dhe nëna Hafize. Shkollën fillore katër klasëshe e kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçaren në shkollën fillore në Radivojc. Shkollën e mesme e kreu në Viti, Gjimnazin –drejtimi gjuhësor. Pas gjimnazit, Enveri u regjistrua në Universitetin e Prishtinës dhe studioi për ekonomi, drejtimi financiar. Rrjedh nga një familje me traditë dhe me një gjendje ekonomiko-sociale mesatare, sepse e vetmja veprimtari e familjes dhe e shumicës ishte bujqësia dhe blegëtoria. Enveri si i vogël u rrit në bashkësi familjare numerikisht me shumë anëtarë dhe shtëpia ishte e mbushur me shumë fëmijë. Fati deshi që u edukua dhe u frymëzua nga edukata e familjes, sepse u rrit me tradita pasi që aty ekzistonte oda e gjyshit, në emër të asaj kohe e cila ishte Oda e Agës Feriz. Aty vinin njerëz për halle të ndryshme dhe pati fatin që të dëgjonte biseda burrash, histori për luftërat, për kreshnikët e maleve te asaj ane në përgjithësi e të Karadakut dhe Anamoravës në veçanti, sepse Karadaku në çdo periudhë historike kishte edhe burra trima dhe heronj të kombit. Edhe Enveri është nip Karadaku dhe më konkretisht nip i Mustafë Haxha e Fazli Daut Haxha, që të dy ishin burra me nam në atë nahi dhe bashkëluftëtarë së bashku me Metush Haxhën për krah heroit kombëtar Idriz Seferit.

Aktivitetin e tij prej ekoniomisti e filloi nga vitet 1988-89 në Kooperativën Bujqësore “Agrobudrika” dhe pastaj pas përkeqësimit të situatës politike në Kosovë filloi punën në një zyrë për ushtrimin e detyrës së kontabilitetit për ndërmarrjet private, të cilat ishin të shumta në atë kohë. Përveç aktivitetit të tij politik që ishte i angazhuar në kauzën e madhe për Liri dhe Demokraci, këtë punë e ushtroi deri në fund te vitit 1999. Pas luftës në vitin shkollor 1999-2000 punoi një vit në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës angleze në shkollën fillore “Nazmi Pajaziti” në Radivojc, në mungesë të stafit për shkak të angazhimit të tyre në organizatat e huaja të kohës. Pastaj në K.K – Viti në kuadër të drejtorisë të shërbimeve publike, sektori për ndihmë i të zhvendosurve nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe që nga viti 2001 punësohet në Therrtore në Gjilan në cilësinë e drejtorit financiar ku punoi deri në vitin 2008, pra deri në privatizimin e saj nga ana e AKP-së dhe pas privatizimit u detyrua të ndërrojë vend dhe filloi prapë me punën e tij profesionale në Prishtinë në kompanitë prestigjoze si “Nura Group” Sh.p.k. etj.

Enveri tani ka 6 vite që punon dhe jeton në Prishtinë dhe ka një familje të mrekullueshme, një vajzë dhe dy djem, si dhe katër nipër. Përveç aktivitetit në profesionin e tij të kontabilitetit që e ka punë parësore, merret edhe me produksionin e tij muzikor “AFM-Production”, në të cilin, artistët e këngës së mirëfilltë shqipe shpalosin vlerat e tyre kulturore.

Si i ri, nga shkolla e mesme kishte prirje edhe në të shkruar dhe që atëherë kishte shkruar disa vargje, të cilat tani I ka grumbulluar dhe është duke i redaktuar, përzgjedhur dhe duke ia bashkangjitur edhe ca të tjera të shkruara më vonë, me të cilat kompletoi përmbledhjen e parë me poezive me titullin “JETA SI VALË DETI”. Nuk mbetet me kaq, sepse Enveri vazhdon të shkruajë dhe pas përmbledhjës së pari i kmpletoi dhe botoi edhe dy vëllime të tjera “Gurët e Vendlindjës” dhe “Plagë e portës së lashtë” të cilat së bashku dhe një monografi kushtuar ikonës së Anamoravës Merita Sahiti të titulluar “Dy dekada këngë” ku të cilat më 11 Gusht 2021 mu për ditëlindjen e autorit dolën nga shtypi . tani dorëshkrimin e librit të pestë të cilin e emeroi me titull “ Drithërimë jete”. Shpresojmë që të vazhdojë me përmbledhje të tjera për të cilat do jemi të informuar me kohë. Enveri tani ka edhe 4 dorëshkrime te gatshme për botim ku mes tyre janë dy Monografi dhe 2 përmbledhje me poezitëe radhës

Pjesëmarrës i shumë konkurseve letrare dhe i vleresuar nga shumë juri dhe lexues dhe adhurues te librit, Pjese e antologjive te shumta kun ë të cilat ka zënë një vend te rëndesishë me shyumë krijues dhe poet si nag vendi njeashtu dhe nga rë hapësira shqiptare.

Enver Sahitri deri më 20 Qershor 2022, Autor i 7 (ahtatë titujve )- gjashtë përmbledhe poezishë dhe një Monografi.

Pjesemarrës në shumë konkurse elitrare në të cilat u shperbly edhe me çmime të paradyta e të treat , mirenjohje dhe Çertifikatasi dhe aktiv në shumë portale dhe grupe letrare njëherit themelues i Grup viral letrar “ Ishulli Poetik”e tani i emeruar me emrin e poetit të madh Grupi Letrar “Ramadan Musliu” në shenjë të respektit dhe perkujtimit në trevjetorin e ikjes në amshim,të poetit eme permasa mbarekombetare si Ramadan Musliu.Enveri tani udhëheqë grupin letrar” Ars Poetika”

Themelues i Produksionit Muzikor “ART FOLK MUSIC” ku aty promovohen vlerat e mirefillta të këngëve dhe folklorit tonë burimor, pjesemarrës dhe bashkepunues në shumë revista, gazeta, portale dhe grupe të shumta letrare në nivel mbarëkombëtardhe më gjerë..

I.Pjesë e Revistes Shqiptare ALBANIA –Shqipëri Natyrale Numri 10 jubilar 2021-Prishtinë

II. Pjese e Antologjisë Autorët e Komunës së Vitisë 2021-VITI

III.Pjesë e Antologjisë Poetike Kombëtare “Jehona Shqiptare”- 2022 në mesin e 160 poetëve nga mbarë trojet shqiptare- TIRANË

IV-“Antologjia Poetike kombëtare e Jehonës Shqiptare “-2023

V- Pjesemarrës në Përmbledhjen e poezive të 71 autorëve me autorë poetin Halil Xani

VI-.Pjesëmarrës i rregullt në gazeten Albania Pres.

VII-Pjesëmarrës në Revisten Kulturore artistike Orfeu 2023

VIII-Pjesëmarrës në Revisten Kulturore artistike Destinacioni Al.2023

IX- Pjesëmarrës në Revisten Kulturore artistike Gazeta Ciceroni 2023

X- Pjesemarrës ne Gazeten Bota Sot, Ciceroni Press, Rajoni Press, e shumë te tjera, qendra press e shumë të tjera qe tani janë active .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT