Ty t’kam dashtë hala pa t’njohtë
shpirti jem t’ka ndje prej kur qiejt u krijuen!
T’kam lypë nëpër krejt betejat e kreshnikëve
dojsha me t’zatetë bjeshkëve t’malsisë
udhëve t’përrallave
prej tute mos po t’harroj
t’kam vizatu në gjijtë e zanave.
Ato përnatë derdhin pluhun n’mu.